Luizi bën deklaratën: Nëse jam në nominim me këtë banore, do dal vetë nga shtëpia

Sëmundja e tum orit është bërë një temë mjaft e diskutuar në “BBVA” dhe rishtazi, për të ka folur edhe Nita Latifi. Ajo ka ndarë me banorët përvojën dhe be tejën e saj me sëmundjen e rëndë, duke u shprehur:

Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses… Para 1 viti e gjysmë, unë kam pasur tu mor në g ji dhe jam op eruar. Ka kaluar gjithçka me sukses, por në momentin që kam hyrë në shtëpi, prej disa ditësh kam pasur disa shtrëngime, shqetësime dhe dhimbje gjatë ditës. Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin”, tha Nita.

Ajo shtoi: “Ju lutem të gjithëve që të mos ndieni dhembshuri për mua. Unë jam shumë mirë derisa e di që ka mjekë fantastikë atje jashtë që po e ndjekin gjendjen time. Prindërit e mi e dinë, u kam treguar të gjithëve. E ndieva për detyrë t’ju tregoj, sepse për nja 4 minuta nuk kam qenë në shtëpi dhe për t’i falenderuar ata që më kanë pyetur këto ditë. Pra, le të mundohemi të bëjmë lojë, t’i bëjmë të gjitha, por jo ta fyejmë dikë pa u menduar”.

Nita tregoi edhe se si është gjendja aktuale e saj:“Doli që ka ende diçka, por që nuk është shqetësuese. Doktoresha më tha që është gjithçka nën kontroll”, tha Nita. Ajo u shpreh se nuk ka nevojë të shtiret dhe as për mëshirë.

Më pas, ajo pati një përplasje me Luizin, për shkak të deklaratës së tij se “Nita bën rrotullime rreth pishinës”.Nita i tha se e tregoi sëmundjen që “ta bëjë Luizin të ndihet keq”. “Gabim ke bërë që ke gënjyer për sëmundjen tënde. Ato fjalë që i nxjerr nga goja (referuar rrotullimeve), matu pak”, tha Nita, ndërsa Luizi i tha se: “E ka gjykuar Nitën për rrotullimet që ka bërë në shtëpi, jo për problemet që ka jashtë”.

Për sa kohë ke hyrë këtu, ke hyrë për lojë. Unë do luaj me të gjitha dhe ato që kam, për të mbërritur deri në fund”, u kundërpërgjigj Luizi, ndërkohë, Nita i tha që të mos e përdorë atë për t’u treguar njerëzve që i dhimbset dikush.

Më pas, Luizi i kërkoi falje për stresin e shkaktuar, duke i thënë që prej kësaj dite, nuk merret më me të, duke shtuar se nëse është ai dhe Nita në nominim, vetë Luizi lë shtëpinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu