Luizi mërzitet me Kiarën dhe i thotë: Do e shikosh si është mos të vi më nga pas

Kiara mori ditën e djeshme një surprizë tepër të bukur nga Luizi, i cili vendosi t’i këndonte për ditëlindjen e saj.

Dyshja u shfaqën tepër të lumtur, megjithatë duket se kjo lumturi nuk ka zgjatur shumë. Ditën e sotme ka ndodhur një debat mes tyre, nga i cili këngëtari është mërzitur dhe është distancuar nga meoderatorja. Madje ai ka thënë se tani Kiara do shohë se çfarë është të mos të të vinë nga pa

Me veprimin e fundit, Luizi don t’i tregojë edhe njëherë banorëve që ai e ka ‘zënë’ Kiarën. Pasi ka shprehur çdo ditë pëlqimin për të, sot Luizi vuri tek pasqyra lart shtratit të tij, një poster me emrin Kiara.

Duke ndenjur në dhomën e gjumit, Luizi god iti me peshqir Kiarën, pasi kjo e fundit nuk ia futi rrobat në lavatriçe. Ai dhe më herët tha se Kiara, rrobat e veta nuk i bashkon në lavatriçe me rrobat e banorëve të tjerë.

Duke bërë shaka në dhomë, Luizi i gjuajti Kiarës në këmbë me peshqirin e tij të dushit. RONALDO dhe Luizi u përqafuan në dhomën e gjumit, ndërsa shkëmbyen edhe komplimente. E pranishme ishte edhe Kiara, e cila tha se dashuria ka shumë fuqi në shtëpinë e Big Brother Vip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu