Luizi prek me rrëfimin: Kam punuar 16 vjeç kamarier, laja edhe gotat dhe në darkë këndoja

Luiz Ejlli është pa dyshim kryefjala e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari shqiptar është një nga banorët më të komentuar të momentit.

Dhe një nga më të pëlqyerit nga opinioni publik. Në një bisedë së fundmi, Luizi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij e mëparshme dhe vështirësitë që ka pasur në jetë.

Ai ka treguar se kur ishte vetëm 16 vjeç ka punuar si kamarier dhe banakier, ndërsa këndonte gjatë punës. Më pas, ai është pikasur nga pronarët, të cilët i kanë propozuar të këndojë në lokal, e kështu ka nisur edhe karriera e tij në muzikë.

“Punoja edhe kamerier edhe si banakier se ia mora dorën, u mbushte plot se ishim afër shkollave, pronarët më dëgjojnë duke kënduar, ata kishin qëndruar duke më shikuar si juri derisa unë pastroja gotat, kur i pash fillova t’i pastroja gotat më mirë por kisha harruar që ndërkohë po këndoja, isha 16 vjeç dhe më thonë ti po këndon bukur.

I thashë të gjithë këndojnë, dhe më përmend dy persona, muzikantë dhe më thotë do të bëjmë muzikë live në darkë, tha po e fillojmë me miq ta bëjmë me tavolina familjare dhe filluam të këndojmë këngë të vjetra shkodrane dhe korçare, ishte i vetmi lokal që bënte muzikë live dhe mbushej plot, këndoja në darkë, pastroja gota paradite”, tregoi këngëtari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu