“Lukaku nuk ka lidhje me Cityn, nuk bëj më tifo për Guardiolën nëse e merr”

Manchester City do të bëjë një goditje të madhe në sulm në merkaton e verës. Sergio Aguero duhet zëvendësuar mirë dhe Romelu Lukaku i Interit është një nga lojtarët që përflitet se mund të transferohet tek ekipi anglez.

Antonio Cassano, një admirues i madh i futbollit të Pep Guardiolës, është totalisht kundër kësaj lëvizje, të cilën nuk arrin ta kuptojë aspak. Në prononcimin e dhënë për BoboTV, ish-talenti barez ka një “paralajmërim” për trajnerin spanjoll.

Nëse Guardiola do të blejë Lukakun në merkaton e verës, unë nuk do të bëj më tifozllëk për Pepin. Çfarë lidhje ka Lukaku me stilin e tij të lojës? Agjentët e Romelut do të bëjnë ‘show’ thjesht që t’i rritet rroga, më pas do të rinovojnë me Interin“, deklaroi Cassano.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu