Lutfi Haziri i kërkon Kurtit që të marrë ‘vendimin e vështirë’: Koha për të hequr taksën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta heqë taksën dhe që vlerësimet për reciprocitetin të shkojnë paralelisht.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social, ka thënë se këto vendime mund të mos jenë të duhura tani, por të nevojshme për të ardhmen.

“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.

Ndërkaq, Kurti dje është shprehur se do ta heqë taksën së shpejti, por duke vendosur reciprocitet të plotë.

Mirëpo, zëvendësimin e taksës me reciprocitet e kanë kundërshtuar fuqishëm SHBA’të, që kanë kërkuar që të hiqet plotësisht


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu