Në një gjendje të tronditur, nëna e 46-vjeçares Luiza Mullalli që u vra dhe u hodh në gropën e ujërave të zeza nga bashkëshorti i saj, ka akuzuar motrën e autorit për vrasjen e së bijës. Në intervistën e dhënë për Klan News, ajo rithekson se e bija kishte një urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit.
Gjatë ditës së sotme ajo nuk është kontaktuar si zakonisht nga Luiza pas kthimit nga puna. Kanë qenë mbesat të cilat jetojnë në Greqi që kanë telefonuar gjyshen e tyre për t’i kërkuar të kontrollonte 46-vjeçaren. Nëna e viktimës thotë se “kriminelja është motra e Amerikës”.
Nëna e viktimës: Kriminelin që erdhi prej Amerikës dhe krimineli ky.
Më thuaj, çfarë ndodhi, çfarë di?
Nëna e viktimës: Ishte në punë çupa në Korçë po as më mori në telefon fare qëkur ka ardhur nga puna sot se më merrte ngaherë se vinte shpejt, në orën 12 vinte në shtëpi. Nuk më mori. Mbasdite më morën çupat që nga Greqia. Kish folur me ato nuk e di ça kish folur, edhe na lajmëruan,” ik te mami, s’dimë ça është bërë me mamin se ai ka hyrë në shtëpi”.
Ishin të divorcuar, të ndarë?
Nëna e viktimës: Me mbrojtje, si i thonë.
Po, me urdhër mbrojtje.
Nëna e viktimës: Me mbrojtje kishte çupa. Ky jetonte nga e ëma andej, ka një shtëpi tjetër.
Ku e gjetët vajzën?
Nëna e viktimës: Vajzën ja, që në korridor lart ishte një çarçaf prej basme, e pashë aty unë dhe i thashë atyre që këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishin parë. E kish hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminelja ajo motra e Amerikës është. Ajo e ka paguar e ma vrau çupën.
Kishin probleme me njëri-tjetirn?
Nëna e viktimës: Po, kishin probleme dhe fëmijët e saj, njëra është te çupa në Greqi edhe fëmijët e tij nuk i deshte. Njëra është e martuar, kjo njëra 20 vjet është e pamartuar.
Ju e gjetët vajzën këtu?
Nëna e viktimës: Jo e gjetën policët, nuk e gjetëm ne. Neve radhë andej nëpër parcelat këtej, e kërkova por nuk e gjetëm çupën, e gjetën policët. Ja këtë më bëri, më vravi. Ma vravi kunata që ka ardhur nga Amerika, ajo ka paguar kriminelin që ma vravi çupën.