Maas: Moment i duhur për arritjen e rezultateve në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, deklaroi se tani është koha e duhur për të arritur rezultate në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në të dy vendet janë formuar qeveritë me një shumicë të qëndrueshme parlamentare, dhe tani është koha e duhur për të vazhduar dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe për të arritur rezultate. Gjermania ka besim të plotë tek BE-ja dhe përfaqësuesi Miroslav Lajçak“, tha Maas në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Siç tha ai, Gjermania është e vetëdijshme që dialogu nuk është proces i lehtë, por që do të çonte në përfitime ekonomike dhe se nuk ka asnjë arsye që dialogu të rivendoset.

Kryediplomati gjerman, duke folur për rrugën evropiane të Serbisë, theksoi se nevojitet përpjekje reformuese në nivelin shtetëror, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe se Gjermania do të kontribuojë në rritjen e shpejtësisë së rrugës evropiane.

Ai po ashtu vlerësoi procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të ri(COVID-19) në Serbi dhe tha se BE-ja është në gjendje të dorëzojë 650.000 vaksina në Ballkanin Perëndimor, e cila është një pikë kthese në luftën e përbashkët.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se Serbia ka “marrëdhëniet më të afërta të mundshme me Gjermaninë dhe bindshëm shkëmbimin më të madh tregtar me këtë vend”. Ai deklaroi se shkëmbimi tregtar, përkundër koronavirusit, ishte 5,4 miliardë euro dhe se eksporti u rrit me 2,9 herë.

Ai deklaroi se Gjermania mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun, ajo do të qaset në mënyrë konstruktive dhe Serbia dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç, duke shtuar se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, por që është e nevojshme të ndërtohet paqja me shqiptarët.

Sipas tij, që nga fillimi i krizës, Serbia ka dërguar rreth 120.000 vaksina në vendet e rajonit, ndërsa në Serbi, ka vaksinuar rreth 65.000 qytetarë nga këto vende. Ai njoftoi se procesi i vaksinimit do të vazhdojë, sepse asnjë vend nuk mund ta zgjidhë këtë problem vetëm.​​​​​​​​​​​​​​


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu