Macet e rrënojave, kafsha shtëpiake më status të privilegjuar në shoqërinë turke

Macet nuk ndahen nga rrënojat e ndërtesave ku dikur banonin në të gjithë Turqinë. Tërmetet shkatërruese që goditën jugun e Turqisë më 6 shkurt prekën njerëzit dhe kafshët. Dhe këto të fundit, ato shtëpiake, nuk janë të ndara nga rrënojat e ndërtesave në vendbanimet ku ata dikur jetonin.

Macet, të cilat kanë një vend të veçantë në shoqërinë turke, vazhdojnë të jetojnë në rrënojat e ndërtesave në Hatay, në vendet ku kanë jetuar para tërmetit.

Të shpëtuara nga rrënojat ato u ndihmuan nga veterinerët dhe tashmë një numër i madh i tyre banojnë në vendbanimet e shkatërruara nga tërmetet, paçka erës vdekje që vjen aty.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt arriti në 48,448, njoftoi të hënën ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu.

“Midis të vdekurve janë 6660 shtetas të huaj”, tha Soylu.

Ai shtoi se puna për largimin e rrënojave është duke vazhduar.

Tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke më 6 shkurt – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet shkatërruese, si dhe mijëra në Sirinë veriore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu