Macron nuk përmbahet ndaj NATO-s, zemëron keq Angela Merkel

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë për The Economist ka folur për NATO-n. Macron e ka quajtur NATO-n një “tru i vdekur” duke theksuar përkushtimin në rënie të SHBA-së.

Macron tha se SHBA dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj dhe rregullimin e Aleancës Transatlantike përpara se të nxirrnin forcat amerikane nga Siria veriore. Kancelarja gjermane Angela Merkel, një aleat kryesor, tha që nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron.

Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”. NATO feston 70 vjetorin e themelimit. Zyrtarë të lartë brenda aleancës janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu