Macron: Ukraina nuk ka gjasa të anëtarësohet në NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO aktualisht nuk ka gjasa të ndodhë. Presidenti francez beson se Moska mund ta cilësojë anëtarësimin si një konfrontim.

Me këtë Rusi, është e vështirë të imagjinohet. Por nëse Ukraina hyn në NATO, që nuk është skenari më i mundshëm, ajo ka nevojë për garanci sigurie, veçanërisht pasi u sulmua nga Rusia”, tha Macron në një intervistë për French media.

“Ajo që rusët kanë kërkuar që në fillim është dorëzimi, jo paqe. Prioriteti sot është mbrojtja e Ukrainës, kjo është ajo që ne kemi bërë që nga dita e parë”, tha presidenti francez, duke shtuar gjithashtu rëndësinë e ndalimit të bombardimeve kundrejt infrastrukturës ukrainase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu