Macron zhvillon vizitë mbështetëse në shoqatën armene

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi një vizitë në shoqatën armene e cila mbledh ndihma për Armeninë në Paris. Gjatë vizitës së tij në shoqatën armene “Fondi për armenët në Francë” në kryeqytetin Paris, Macron deklaroi se “Duhen ndihma humanitare për 120 mijë njerëz që janë larguar nga Malësia e Karabakut dhe 7 zona të tjera dhe për të paktën 1 milion armenë të cilët jetojnë në kushte të padurueshme”. Avioni i parë me ndihma do të niset sot, njoftoi Macron duke shtuar se avioni i dytë me ndihmat e qeverisë franceze dhe të shoqatave armene do të niset të premten.

Më tej Macron shtoi se në avion do të jetë i pranishëm edhe futbollisti francez me origjinë armene, Youri Djorkaeff. Macron ka bërë të ditur se Franca dëshiron një armëpushim kulturor në mënyrë që në rajonin e Malësisë së Karabakut të mos shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe fetare e armenëve. Ai tha se Franca ka kërkuar që me armëpushimin e nënshkruar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të bëhet kontroll ndërkombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu