Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko e cilëson vrasjen e Ivanoviçit si një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar.
Pëmes një statusi në facenbook Majko thotë së Kosova duhet ta nderojë Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet.
STATUSI I PLOTË I MAJKOS
Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë.
Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane.
Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet.
Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.










