Majlinda Kelmendi nesër mbron kurorën e saj prej kampione e botës

Majlinda Kelemendi do e përfaqësoj Kosovën nesër (e diel) në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja jonë do të garojnë në kategorinë -52 kilogramë, derisa do të tentojë të përsërisë suksesin e vitin 2016, aty ku kishte fituar medaljen e artë në Rio.

Kelmendi fillon në rrugëtimin e saj në ora 4:00 pas mesnate sipas kohës tonë lokale, derisa do të shpresojë të nxjerr më të mirën nga vetja.

Majlinda është kampione në fuqi dhe do të tentojë që të mbrojë kurorën e saj edhe për katër vite të tjera.

Kujtojmë se Distria Krasniqi i solli sot Kosovës medaljen e parë të artë, ndërsa ne shpresojmë që suksese të tilla në këto lojëra mos të ndalen për garuesit tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu