Majori serb: Më përpara zhduket Kosova, se sa të largohet Amerika nga toka e saj

Amerika sigurisht që nuk do të largoj pikën më thelbësore qendrore gjeo-strategjike në juglindje të Evropës, dhe kjo është Kosova, thotë majori i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë në pension Profesor Dr. Mitar Kovac.

Refuzimi Prishtinës ndaj kërkesën së Amerikës për anulimin ose të paktën të pezullojë taksen ndaj Serbisë, sipas shtypit të Kosovës, mund të çojë në sanksione më të rënda të Kosovës, dhe një prej tyre është tërheqja e supozuar e ushtrisë amerikane nga Kosova dhe mbyllja e bazës së saj ndër më të mëdhat në Evropë.

A është ky kërcënim i vërtetë?

Profesori Dr. Mitar Kovac, major i ushtrisë së Serbisë n ëpesion, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth ‘paralajmërimit’ amerikan.

Kovac thotë se Kosova, është në planet afat gjata të Amerikës.

Kovač thekson se zonat e Maqedonisë, Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për Amerikën janë në interes strategjik afat gjatë në Evropë të cilat ata do të jenë në gjendje për të instaluar pajisjet ushtarake të tyre në të ardhmen në lidhje me kontrollin e Detit Kaspik dhe Mesdheut, si dhe për veprime të mëtejshme ndaj Rusisë.

“Kështu që ky ‘kërcënim’ është për konsumim të brëndshem politik dhe është e sigurtë se Amerika ka masa të tjera që mund të aplikojnë për të ushtrua presion mbi liderët e Prishtinës për taksen. Prandaj, pohoj se kjo është vetëm për publikun, sepse unë nuk besoj se dikush në udhëheqjen e Kosovës do të lejohet të kundërshtojë kërcënimin e hapur të Amerikës. Nuk besoj aspak”, tha majori Kovaç.

Sipas tij, mesazhe të vërteta politike nuk dërgohen përmes mediave dhe një vendim i tillë për të lëvizur forcat është një vendim shumë serioz që nuk do të komunikohet në këtë mënyrë, dhe më parë zhduket Kosova, se sa të largohen amerikanët nga ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu