Nisemi bashkë në një udhëtim të vogël në të kaluarën. Kthehemi në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, kur krenaria e vërtetë e çdo familje në ish Jugosllavinë ishte kjo makinë simpatike, që këto ditë feston 63 vjetorin. Beogradi, Zagrebi, Sarajeva dhe Lubjana janë vetëm disa nga qytetet ku, në nder të përvjetorit, janë mbajtur tubime dedikuar makinës së famshme “Fiqo”, të cilën askush nuk e thërriste me emrin e vërtetë “Zastava 750”. Ky automobil për herë të parë u prezantua në panairin e automobilave në Gjenevë në vitin 1955. Vitin e njëjtë filloi të prodhohet si version “Fiat 600” dhe për kohë të shkurtë u shitën 1 milionë makina. Në ish Jugosllavinë, “Fiqoja” prodhohej në fabrikën “Zastava” në Kraguevac të Serbisë.
Kjo është “Fiqoja” më e vjetër në hapësirat e ish Jugosllavisë. Është i vitit 1955 dhe është i importuar nga Italia. Italian i vërtetë, “Fiat 600”. E kam qe 10 vite. E vozis vetëm nëpër tubime dhe për fundjavë, ndryshe e ruaj në garazh”- tha Pronar i “Fiqos”
Kur je brenda, zemra disi rrahë më ndryshe”, pajtohen të gjithë pronarët e kësaj makine, modelet e të cilës edhe më tej mund të shihen nëpër rrugët e këtyre hapësirave. Për modelet më të vjetra që janë në gjendje të mirë, ofrohen më shumë se 20.000 euro. Megjithatë, gjyshërit prapa timonit as që duan të dëgjojnë për shitje. Dikur, kjo makinë përdorej për ndihmën e shpejtë, policinë, postën dhe në të gjitha auto-shkollat. “Fiqoja” e fundit është prodhuar në vitin 1985 dhe ruhet në hapësirat e fabrikës “Zastava”.
Video:










