Maldini i kërkon falje tifozëve, thotë se s’dinte asgjë për Superligën

Paolo Maldini, drejtues i Milanit tani, ka folur para ndeshjes me Sassuolon dhe sigurisht që është pyetur edhe për përfshirjen e kuqezinjve në European Super League, një projekt që dështoi për 48 orë dhe 18 herë kampionët i Italisë u tërhoqën, siç ndodhi me shumicën e klubeve të tjera.

“Dua të saktësoj se unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutimet për Super League. E mora vesh të dielën në mbrëmje, si të gjithë ju. Është diçka e vendosur në një nivel më të lartë se i imi. Gjithsesi kjo nuk më përjashton nga marrja e përgjegjësisë dhe kërkesa për falje jo vetëm për tifozët e Milanit, por për të gjithë tifozët në përgjithësi”, tha ai.

“Milani ka respektuar gjithmonë parimet e sportit dhe kjo është diçka që më pëlqen ta them. Është normale për një drejtues klubi në vitin 2021 të dijë se paratë janë të rëndësishme. Sigurisht parimet e futbollit nuk duhet të ndryshohen dhe një parim është meritokracia”.

“Unë jap mendimin tim tek ata që më pyesin, por jam përgjegjës për pjesën sportive të klubi. Synimi ynë është ta mbyllim kampionatin në katër ekipet e para. Djemtë e kanë të qartë në kokën e tyre diçka të tillë“, deklaroi Maldini për Sky Sport.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu