Mali i Zi kaloi në mësimin online, shkak kërcënimet për bomba nëpër shkolla

Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka vendosur prej dje që deri në fund të javës mësimi në të gjitha shkollat ​​e mesme dhe fillore në atë vend të zhvillohet përmes internetit.

Vendimi vjen pasi dy ditë radhazi u evakuuan të gjitha institucionet arsimore për shkak të njoftimeve të rreme për bomba të vendosura, përcjell INA.

Siç është bërë e ditur, ky vendim është marrë me rekomandim të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi dhe për nxënësit sigurohet vazhdimësia e mësimit.

Në adresat e internetit të shkollave fillore dhe të mesme dy ditët e fundit kanë ardhur mesazhe kërcënuese se janë vendosur bomba, pas së cilës mësimi është ndërprerë dhe nxënësit janë evakuuar.

Mesazhet erdhën nga adresa e emailit Richard Ramirez dhe autori e identifikoi veten si Vladislav Pozdnyakov i grupit ekstremist rus Male State.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu