Mali i zi pjesë e Ballkanit të Hapur? Abazovic: Mbështes iniciativën, impakt pozitiv për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic thotë se është ndër të rrallët politikanë në vendin e tij që mbështet iniciativën “Open Balkan”.

Abazovic ndalet dhe sqaron se iniciativa është prezantuar jo më mënyrën e duhur, por sipas tij minishengeni do të ketë një impakt pozitiv për mobilitetin e popujve dhe mallrave. Iniciativa nuk mund të jetë e fuqishme nëse nuk i bashkohen shtete në rajon.

Abazovic foli për ndikimin serbo rus në Malin e Zi, por edhe për projektin që e konsideron afër zemrës së tij, urën mbi lumin Buna, një projekt që e vendosi brenda 5 minutave me kryeministrin Rama siç thotë ai.

Sa i përket vlerësimit me titullin “Honoris causa” nga Universiteti Luarasi, ai tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar.

Një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua. Kënaqësi dhe për mikun tim Driton Kuka. Kjo tregon se atë çka punojmë ne me të vërtetë dikush e sheh dhe e vlerëson. Jemi vlerësuar nga një universitet dhe staf akademik që e vlerësoj shumë. Një gjë e madhe për mua personalisht dhe për familjen time, ashtu si shpresoj se do ta kthej me të mirë”, tha zëvendës kryeministri i Malit të Zi.

Ju keni qenë mësues në gjimnaz…?

“Kam qenë i angazhuar si lektor dhe në gjimnaz dhe në fakultetin e Sarajevës si lektor në shkencat politike. Gjithmonë më ka pëlqyer të punoj me të rinj.

Kur të shkoj në pension politik me siguri do i kthehem jetës akademike. Jeta akademike është një lloj higjiene mentale. Dhe në këtë moment merrem me disa punime shkencore. Shpresoj që vitin e ardhshëm, në 2022 do të botoj dhe një libër që ka të bëjë me globalizimin. Interesimi im ka qenë i madh.

Ju pëlqen të punoni me të rinjtë, ju frymëzojnë apo ju frymëzojnë?

“Kjo është e gjithë ideja ime, të frymëzoj popullin, sidimos të rinjtë me një sens proeuropian. Ata që arrijnë të frymëzojnë janë të suksesshëm dhe ata që nuk frymëzojnë nuk janë të suksesshëm“- tha ai.

Mali i Zi nuk e ka mbështetur “Open Balkan”, cilat janë arsyet, ju e mbështesni?

Unë personalisht e mbështes, jam i vetmi në qeveri. Në Mali të Zi ju e dini se rrethanat politike kanë qenë shumë të vështira. Relacionet me Serbinë jo në nivel shumë të mirë kohët e fundit. Ajo ide ishte përjetuar a thua se vjen nga një president, dhe se po bën një model që do zëvendësojë modelet politike europiane. Ashtu ishte prezantuar në Mal të Zi. Unë e kam shpjeguar se ky model është i gabueshëm. Open Balkan nuk duhet me qenë zëvendësues, por një mekanizëm që ka për t’i përshpejtuar proceset rajonale dhe integrimin. Nëse bëhet një shpjegim më i mirë në Mal të Zi, jam i sigurt se do ta mbështesin dhe do të anëtarësohet.

Qëllimi jo me ndryshu kufijtë, por t’i bëjë të padukshëm. Ne duam të eliminojmë barrierat administrative, për të rritur mobilitetin e popullsisë dhe mallrave. Kur të rritet mobiliteti, ata vetë kanë për t’i thyer barrierat. Kur njerëzit t’i eliminojnë paragjykimet që janë produkt i konflikteve që kanë ndodhur, jam më se i sigurt se do e pranojnë Open Balkan. Në rast se duhet të jemi pjesë e Evropës, sjelljet tona duhet të jenë europiane“- tha ai.

Zërta kritikë, sidomos në Kosovë?

E njëjta retorikë, i njëjti qëndrim ka qenë dhe në Mal të Zi. Unë nuk mendoj ashtu. Nuk mendoj se kishin marrë pjesë Shqipëria dhe Maqedoni për të qenë instrument i një shteti, por duhet të përpiqemi pak më mirë për komunikimin lidhur me benefitet e atij modaliteti. Ashtu si mendoj që të mos marrin pjesë Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi ajo ide nuk do e kishte atë fuqi“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu