Man City nuk është i interesuar për CR7, sytë vetëm te Kane

Manchester City është interesuar për Harry Kane që në ditët e para të kësaj merkatoje, por ende nuk kanë arritur ta bindin.Tottenham nuk ka ndërmend ta lëshojë yllin e skuadrës të paktën edhe për një sezon edhe pse vetë lojtari nuk është më i kënaqur te “spurs”.

Sipas Athletic, Cristiano Ronaldo i është ofruar Cityt si alternativë e Kane.36-vjeçari është i hapur që të largohet nga Torino për të provuar një sfidë të re, të një skuadër që mund të garojë për Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, pagat e larta kanë ndikuar që Guardiola të mos e dojë CR7.

Ekziston mundësia që Ronaldo t’i ofrohet sërish klubit anglez, ngase vazhdon të shpresojë për largimin nga Juventus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu