Manchester United ka konfirmuar largimin e Adnan Januazjt këtë verë.
22 vjeçari pritet t’i bashkohet Wayne Rooneyt, në rrugën e largimit nga ‘Old Trafford’.
Januzaj nuk është ftuar nga Jose Mourinhno në turin përgatitor të Manchester Unitedit në ShBA.
Kjo mos ftesë sipas medieve në Angli, konfirmon se Januzaj duhet të kërkojë skuadër të re këtë afat kalimtar.
Edicionin e kaluar, anësori me prejardhje nga Kosova ishte i huazuar te Sunderland, skuadër kjo që në fund të sezonit përfundoi si e fundit në tabelë./Lajmi.net/