Minsitri për shoqëri informative theksoi se qeveria nuk guxon të bëjë reforma të mediave, por këtë duhet ta bëjnë punëtorët e mediave, ndërsa qeveria të jetë partneri i tyre.
Ai theksoi se qeveria duhet të sigurojë hapsirë për debat dhe duhet që të jetë zbatues i asaj që mendojnë punëtorët e mediave.
Ai vuri në dukje se ata si qeveri janë këtu për të dëgjuar nevojat për çdo ndryshim, por theksoi se debati për këtë nuk duhet të zgjasë përgjithmonë. Debati si një debat është i dobishëm, por ne duhet të lëvizim drejt marrjes së vendimeve dhe zgjidhjeve, theksoi Mançevski./InfoShqip.com










