Manchester City i pandalshëm në merkato, rrëmben mesfushorin brazilian të Shakhtarit

Frederico Rodrigues de Paula Santos, i njohur si Fred, do ta veshë fanellën e klubit nga “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të “Goal”, Manchester City dhe Shakhtar Donetskkanë arritur marrëveshje për 24 vjeçarin brazilian, Fred, i cili do t’i kushtojë ekipit të Pep Guardiolas 50 milionë euro (44.5 milionë funte).

Ish mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është një ndër përfaqësuesit e 24 vjeçarit dhe ai që e ka ndihmuar brazilianin t’i bashkohet Manchester Cityt, që pritet vetëm zyrtarizmi nga dyja klubet.

Një burim i afërt i ka thënë Goal-it se lojtari është i ngazëllyer me interesimin e klubit anglez dhe se gjithçka do të finalizohet shumë shpejtë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu