Manchester United synon rikthimin e Abraham në Ligën Premier

Tammy Abraham mund të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni për tu rikthyer në Ligën Premier. Sulmuesi anglez ka shkëlqyer me Romën në vitin e parë, derisa këtë edicion pas një fillimi të vështirë tani ka kapur formën më të mirë.

Por Roma mund ta humbas yllin e saj në verë pasi ka interesim për të nga Anglia.

Caught Offside dhe Manchester Evening News kanë raportuar se Abraham është në krye të listës së dëshirave të United për sezonin e ri dhe trajneri Erik Ten Hag e pëlqen shumë atë.

25-vjeçari ka një kontratë me Romën deri në verën e vitit 2026, por mund të largohet në verë nëse vije një ofertë prej 80 milionë eurove.

Gjithashtu edhe Chelsea ka një klauzolë rikthimi të lojtarit për 80 milionë euro, por duket e vështirë se londinezët të rikthejnë në radhët e veta sulmuesin shtatlartë.

Në 29 ndeshje zyrtare këtë edicion, Tammy ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë për Romën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu