Manojlovski propozon zgjidhjen e krizës me marrëveshje

Gjatë seancës kontituive në Kuvendnin e Maqedonisë, deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, ka thënë se i fton deputetët e të gjitha partive politike që të punojnë për të zgjidhur krizën politike në vend.

“Dua t’ju uroj të gjithëve Pashkët. Ju uroj Pashkët edhe muslimanëve. Më vjen mirë që më jepet mundësia t’ju flas shqip.

Si deputet më i vjetër dua të ju them diçka: T’i lëmë anash këto biseda dhe të punojmë për shtetin tonë. Zgjatja e punës nuk është mirë për askënd.

Ai që mendon negativisht duhet të anashkalohet. Nëse duam të bëjmë diçka mirë duhet të mendojmë edhe mirë. Mos të flasim për të tjerët. Nëse ulemi të bëjmë marrëveshje do të merremi vesh.

Kjo krizë mund të zgjidhet menjëherë. Nuk jemi të kënaqur që vendi të ketë këtë krizë. Leni anësh këto punë”, i është drejtuar Manojlloski deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu