Manojlovski: Unë do ta udhëheq seancën e parë të Kuvendit

Seancën e parë të Kuvendit mund ta udhëheqë profesori Ferid Muhiq, deputet i LSDM-së, si deputeti më i moshuar.

Mirëpo deputeti më i moshuar në këtë përbërje do të jetë Branko Manojlovski nga radhët e BDI-së. Manojlovski është i lindur në vitin 1941, kurse Muhiq në vitin 1943.

“Më kanë informuar se unë do ta udhëheq seancën e Kuvendit. Ende jo zyrtarisht, por unë aso informacione kam”, deklaroi Manojlovski për Gazetën Lajm.

Ai pret që edhe zyrtarisht të njoftohet që do të udhëheqë seancën e parë të kësaj përbërje kuvendore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu