Maqedonasit do nxjerrin zvarrë deputetët nëse zgjidhet kryeparlamentar “tiranas”

Një nga drejtuesit e iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët”, Boris Damovski, ka paralajmëruar mbrëmë se betejat që i presin janë më të mëdha se sa ato që kanë qenë deri më tani.

Damovski ka paralajmëruar se nëse kreu i parlamentit do të zgjidhet nga radhët e shqiptarëve, atëherë protestuesit do të hyjnë me dhunë në Parlament dhe do t’i nxjerrin deputetët zvarrë.

“Këta 120 deputetët që janë brenda, ne i dërguam dhe ne do i nxjerrim. Ne e dimë çfarë po bëjmë dhe e dimë se çfarë kërkojmë. Bëhuni bashkë, na pret betejë, vetëm kështu do të fitojmë”, tha Damovski.

Kutjojmë se protestuesit maqedonas po protestojnë për disa ditë me radhë kundër gjuhës shqipe, që me të drejtë u takon shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu