Nga 16.000 deri në 20.000 euro kushton puna e një séance kuvendore, shkruan “Plusinfo”, duke u thirrur në burime nga shërbiet kuvendore, transmeton FLAKA.
Për një javë thuajse 100.000 euro qytetarëve u kanë kushtuar vërjetjet procedurale, replikat dhe kundër-replikat nga tentimi për t’u konstituuar Kuvendi dhe të zgjidhet kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe kryetari i ri i Kuvendit.
Në shumë hynë këto harxhime: harxhimet rrugore për udhëtim (karburant), pikëpagesa, rrymë, nxemje, ujë, paga dhe punë e përkohshme e të punësuarve, si dhe pagat e deputetëve.
Sot ishte dita e katërt që kur Kuvendi i Maqedonisë filloi të funksionojë pasi ai ishte thuajse katër muaj jashtë funksionimit.
Për nesër spikeri Veljanovski ka caktuar sërisht seancë në ora 11.
Por është e paqartë se deri kur do të vazhdojë kjo situatë e cila është krijuar në Kuvend derisa vendi numëron këtër muaj pa qeveri të re dhe kryeparlamentar të ri. FLAKA










