Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev tha se kanë diskutuar për disa çështje.
“U diskutua rreth vendosjes së marrëdhënieve më të mira mes fqinjëve, ndërtimin dhe rritjen e besueshmërisë mes komuniteteve në vendin tonë, si dhe angazhimin tonë drejt anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. LSDM sonte ka mbledhje të organeve më të larta të partisë ku edhe ata do të përmbyllin listat për kandidat për ministra, sa I takon pastërtisë apo biografisë së kandidatëve për ministra, mandatari, kryeministri I ardhshëm Zoran Zaev, do të kërkojë nga të gjitha institucionet e vendit mendim dhe verifikim për të gjithë kandidatët për ministra, përfshirë këtu një për një edhe kandidatë e BDI-së.” tha Ahmeti.










