Maqedoni, ja rastet me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 8 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 7 nga Shkupi dhe një nga Prilepi.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një paciente 60 vjeçare nga Kumanova e cila ishte pranuar në spital me 27 prill. Në spitalin “8 shtatori” në moshën 59 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Struga, i cili ishte pranuar në spital me 16 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 51 vjeçar nga Shkupi i cili është shtruar në spital me 4 maj.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 286 testime prej të cilëve 25 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 16 raste janë regjistruar në Shkup, 4 në Tetovë, 1 në Strugë, dhe nga dy raste në Veles dhe Ohër.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COvid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.817 prej të cilëve 1.301 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 104 kurse aktualisht aktiv janë 412 raste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu