Partitë e bllokut maqedonas mohojnë se ka negociata për formimin e qeverisë së re, dhe për atë nuk japin detaje në pyetjen se a janë të pranuara kërkesat e partive shqiptare.
Analistët thonë se është e pamundur që negociatat të përfundojnë pa sukses.
Me dhënien e certifikatave të deputetëve të rinj nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor sot zyrtarisht përfundojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Vëmendja e opinionit tashmë është kthyer nga pasoja e ardhshme e skenës politike, dhe ajo është formimi i qeverisë.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tashmë ka deklaruar se nuk do t’i zhgënjejë shqiptarët me vendimin me të cilin do të hyjë në qeverinë e re, por ka mohuar se ka pas negociata me liderin e VMRO-së dhe të LSDM-së.
Edhe nga LSDM thonë se akoma nuk ka bisedime për qeverinë. Për shkak situatës së ndjeshme, nuk zbulon detaje se për ato janë pranuar kërkesat e partive shqiptare.
Më shumë informata lajmërojnë pas seancës konstituive në kuvend dhe fillimin e negociatave.
Në pyetjen se a kanë filluar bisedimet me partitë shqiptare dhe se a i kanë pranuar ato këto kërkesa, nga VMRO-ja shkurt u përgjigjen për “REL” se si fitues të zgjedhjeve të cilët e kanë fituar besimin e qytetarëve për të formuar qeveri, në kohë do ta informojnë opinionin për atë se çfarë kanë ndërmarrë në këtë drejtim.
Analistët politik thonë se disa kërkesa të partive shqiptare nuk janë të pamundura dhe të papranueshme për partitë maqedonase.
Negociatat mund të vazhdojnë vetëm për çështjen e dygjuhësisë dhe funksionimin pa pengesa të PSP-së, sepse VMRO-DPMNE-ja të gjithë fushatën e saj e ka zhvilluar ndaj bllokimit të dygjuhësisë dhe idenë se udhëheqin drejt federalizmit, konsideron analisti politik Albert Musliu.
“Sigurisht do të jetë më e vështirë nëse e pranojnë atë ta arsyetojnë para votuesve të tyre në bazë se në çfarë i kanë fituar votat, a pyetja e dytë,e cila mendoj se është më e vështirë, është vazhdimi dhe definimi i mandatit të zgjatur të PSP-së, duke pasur parasysh marrëdhëniet dhe relacionet e VMRO-DPMNE-së me PSP-në. Mendoj se kjo do të jetë pengesë në negociata”, deklaroi Musliu.