Maqedoni, shpallet konkurs për bursë për qëndrime të shkurta studimor në Britani të Madhe

Fondi i Britanisë së Madhe për Bursa ndan deri në 6 bursa për qëndrime të shkurtra studimore (nga 1 – 3 muaj) për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor në Britaninë e Madhe për vitin 2021.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se bursa është 900 fund në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1000 funta për institucionet në Londër për të mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulon kandidati.

Kushtet për aplikim:

– Të kenë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00;

– Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze;

– Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç;

– Të posedoj pëlqim të siguruar nga një institucion i përshtatshëm nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

1. Lutje , përfshirë adresën e banimit, e-meil adresën dhe nr . e telefonit ;

2. Biografi (CV);

3. Propozim Programi për hulumtim, në njërën anë, formati A4;

4. Pëlqimi i institucionit nga Britania e Madhe për të pranuar qëndrimin studimor;


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu