Maqedoni-Shqipëri, sfida e kombëtareve që s’dinë të barazojnë

Grupi G është një çështje mes Spanjës dhe Italisë, e cila është vendosur të shtunën e kaluar me fitoren 3-0 të marrë nga spanjollët kundër italianëve. Megjithatë, Maqedonia dhe Shqipëria do të luftojnë për të siguruar një pozicion më të mirë në renditjen e FIFA-s në ndeshjen e mbrëmjes së të martës, që, fatkeqësisht, është më shumë se një takim futbolli për shkak të këndvështrimeve të ndryshme politike.

0 BARZIME

Maqedonia nuk ka marrë asnjë barazim në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa Shqipëria në 7 radhazi

Maqedonia

Kombëtarja e Maqedonisë i ka braktisur prej kohësh shpresat për një kualifikim në Kupën e Botës pas gjashtë pikëve të grumbulluara në 7 ndeshjet e luajtura deri tani në Grupin G. Një ecuri e pakënaqshme që e detyron kombëtaren maqedonase ta shtyjë me katër vite të tjera ëndrrën për të debutuar në botëror. Gjithsesi, dy fitoret e marra në grup kanë ardhur në kohët e fundit: 3-0 kundër Lihtenshtejn dhe 1-0 kundër Izraelit të shtunën e kaluar. Në mes, humbja me nder 2-1 kundër Spanjës.

3 PLUS

Ndeshja e parë në grup mes këtyre dy ekipeve është fituar 2-1 nga kuqezinjtë

Shqipëria

Shqipëria, nga ana tjetër, ka një shpresë të vogël për të kapur vendin e dytë, duke parë se ka shkuar katër pikë larg Italisë. Deri në këtë moment kanë ardhur katër fitore për kombëtaren e trajnerit të ri Panucci, zero barazime dhe tre humbje, me 9 gola të shënuar dhe 8 të pësuar. Në ndeshjen e fundit, formacioni kuqezi ka mundur me rezultatin 2-0 Lihtenshtejn. Por për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në Kupën e Botës Berisha me shokë do të duhet të marrin patjetër një fitore në Maqedoni dhe të shpresojnë te ndonjë gabim i Italisë.

2 RADHAZI

Shqipëria ka fituar dy ndeshjet e fundit të grupit: 3-0 kundër Izraelit dhe 2-0 kundër Lihtenshtejn

Përballjet direkte

Në ndeshjen e parë të luajtur mes këtyre dy formacioneve shtatorin e kaluar, Shqipëria fitoi 2-1 kundër Maqedonisë. Dy miqësoret e luajtura në 2010-ën dhe 2011-ën janë mbyllur në barazim pa gola. Maqedonia nuk ka marrë asnjë barazim në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa Shqipëria në 7 radhazi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu