Sot përsëri do të ketë një takim ku do të marrin pjesë liderët e katër partive, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Lëvizja Besa, të cilët do të diskutojnë për referendumin, për marrëveshjen me Greqinë, datën, karakterin e tij, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Takimi është caktuar të fillojë në orën 09:00 të mëngjesit në Klubin e Deputetëve
Ky është takimi i tretë mes liderëve, pas të parit në të cilin morën pjesë të gjithë kryetarët e partive të cilat në Kuvend kanë më shumë se një deputet, takim të cilin e kundërshtoi kryetari i VMRO-DPMNE-s Hristijan Mickoski.










