Qeveria e Maqedonisë mori vendim për vazhdimi dimëror për dy ditë, përkatësisht deri në 22 janar për shkak të ndotjes enorme.
“Vendimi ka të bëjë me gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Vazhdimi i pushimi dimëror do të zgjas për dy ditë deri më 22 janar. Shkollat do të jenë në funksion, ndërsa nxënësit nuk do mbajnë mësim”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar.
Gjatë kësaj periudhe, ministritë do të kenë koordinim të plotë me ministrinë e Arsimit dhe do të vendosin për vazhdimin e pushimit dimëror.
Qeveria ndërmori disa masa dhe dha rekomandime për shkak të ndotjes së ajrit.








