Holanda, Belgjika dhe Kroacia i kanë dërguar Presidentit të SHBA-ve Donald Trump një video-mesazh ku flitet për vendet e tyre.
Këtë praktikë e ka ndjekur edhe Maqedonia, e cila në një video ku prezantohet shteti maqedonas, i thotë presidentit të SHBA-ve se pas saj vjen Maqedonia.
Në video tregohet se si ka lindur Maqedonia, historia, politika, etj, si dhe thuhet se “Aleksandri e bëri Maqedoninë të madhe, shumë të madhe” duke aluduar në sloganin e Trump “Make America great again!”. /albeu










