Maqedonia dhe Sërbia gjithmonë më pranë ndikimit rus

SHBA nën Trumpin do aktivizohet më pak në Evropën juglindore. Kjo mund të rriste ndikimin rus, turk dhe shteteve arabe në Ballkan. Nacionalisti serb, Vojisllav Sheshel zilen më këngë çetnike në telefonin e tij e ka ndryshuar me këngën “Serbia për Trumpin”. Në këngë, Trump paraqitet me uniformë çetnike, do dëbojë muslimanët nga SHBA dhe do bashkëpunojë me Vladimir Putinin, shkruan fillimisht media austriake Der Standard, duke treguar se Ballkani është ndarë në kampe pro-Trump dhe anti-Trump.

Në këtë të fundit bën pjesë Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në kampin tjetër bëjnë pjesë Maqedonia, Serbia dhe Bosnja. “Kjo tregon se ndikimi rus është rritur në vende si Maqedonia dhe Serbia”, shkruan Der Standard, transmeton gazeta KOHA. “Separatistët sllavë shpresojnë në dy gjëra: që administrata e ardhshme amerikane nën Trumpin të mos aktivizohet shumë në Ballkan, dhe e dyta, që Rusia të merr rol më aktiv. Këtë boshllëk të SHBA, mund ta përdorte edhe Kina, Turqia dhe vendet arabe për të shtuar ndikimin”, thotë politologu Jasmin Mujanoviç për gazetën austriake.

“Këto regjime janë duke shkuar në drejtim të autoritarizmit, siç mund të shikohet në Serbi dhe Maqedoni”, thotë më tej Mujanoviç. “Donald Trump për pak kohë ka shkuar radikalisht djathtas, ka vulgaritet dhe çauvinizëm”, e përmbyll deklaratën eksperti Jasmin Mujanoviç për të përditshmen austriake Der Standard.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu