Maqedonia duhet të mësojë nga vendet e zhvilluara ose të zbatojë Konventën e të drejtave të fëmijëve

E drejta për pjesmarrjen e fëmijëve në sjelljen e vendimeve, posaçërisht në sistemin arsimor është një nga veprimet dhe të drejtat e fëmijëve, ku është nxjerrë edhe nga Konventa për të drejtat e fëmijëve. Pra, Maqedonia është një nga nënshkrueset e kȅsaj konvente.

Për gjendjen momentale të kësaj çështje Kualicioni i organizatës së të rinjve “Tani”, ka bërë një hulumtim mbi të drejtat e fëmijëve, në procesin e vendimarrjes në sistemin arsimor, njohton Almakos.

Analiza tregon se sistemi arsimor është sferë e cila duhet ti kushtohet vëmendje dhe e njejta të rregullohet me ligj dhe në kontekst praktik. Për moment është në proces për rregullim e kësaj materie nga Institucionet shtetërore, thuhet nȅ raportin hulumtues, njohton Almakos.

Në raport me rregullativën e paraparȅ, pjesmarrja e nxënësve në arsim është e ndërlidhur me shumë nene ligjore për në shkollën fillore dhe të mesme, por në praktikë zbatohet me aktivitet jopërmbajtësore si eksurzionet, ose në aspekt të mundësisë për t’u përgjigjur në vlerësimin e marrë ose siç kanë qenë rezultatet në testin ekstern.

Të gjitha përpjekjet që përfshihen për sigurimin e të drejtës së pjesmarrjs së nxënësve në sistemin arsimor, si dhe përcjelljen e sistemit të zbatimit të konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel nacional, në shumë raste bëhet nga organizatat joqeveritare. Në këtë rast edhe nga organizata “Tani”, e cila ka monitoruar dhe përgadituar raport lidhur me këtë problematikë, njohton Almakos.

Gjithashtu ka paraqitur modele, për arsimin mësimor, që çon në përvojat Evropiane. Përvoja tregon që pyetjet për pjemarrjen e nxënësve në vendimarrje e rregulluar në nivele të ndryshe në vende të ndryshme thuhet se nuk ekziston elemnte të standardeve evropiane, ku çdo shtet anëtar i BE-së ose që pretendon do të duhet ti plotësonte. Gjithsesi kjo analizë tregon se Britania e Madhe, Finlanda, Italia dhe Sllovenia, janë shembuj se si shfrytëzohet këto standarde. Nga regjioni mund të thuhet se Serbia ka nivel më të lartë të përfshirjes së fëmijëve në procesin e vendimarrjes.

Humumtimi për disa vende të Evropës tregon se për Slloveninë ligji për arsimin fillor dhe të mesëm, në përgjithësi, i merr parasysh pyetjet e nxënësve pjesmarrës në debat dhe pjesërisht merret parasysh fjala e tyre, që do të thotë se përmirëson nivelin e jetesës dhe njëkohësisht lidhet me interesin e shtetit, të sigurojë njëzëri rrgullativën e Konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Italia e rregullon të drejtën e pjesmarrjes së fëmijëve dhe mbrojtjen ne nivel regjional, poashtu në Toskana. Ku në këtë vend ekziston edhe parlament i nxënësve me qëllime të definuara dhe modele të shpërndarjes, e cila gjithashtu nënkupton shembull të ndarjes së nxënësve, në vendimarrje.

Në Finlandë ka shkallë të lartë të të drejtave të fëmijëve, në këtë rast të nxënësve, e cila është e rregulluar në bazë të kornizës ligjore dhe gjithashtu në mënyrë efikase zbatohet përmes formave si këshilli i nxënësve, këshilli i të rinjve, parlamenti i fëmijëvec, etj. Ky vend parasheh të drejtat e fëmijëve si në vendimnarrjen në shkollat e mesme ashtu edhe shkollat e larta.

Në Britanin e Madhe është I definuar mirë sistemi arsimor, ku paraqet element integral për një shkollë efektive. Madje nxënësit në mënyrë aktike duhet të përfshihen në procesin e planifikimt dhe implementimit të politikave, për përmirësimin e shkollave.

Sipas hulumtuesve, Maqedoni do të duhet të ndjek procesin e vendimarrjes së fëmijëvë në sistemin arimor, sipas vendeve më të zhvilluara, ku edhe e ndjekin rregullat e Konventës për të drejtat e fëmijëve./Almakos.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu