Kryeministri Zoran Zaev ka udhëhequr në Bruksel, delegacionin e përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në Samitin e NATO-s.
Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare në Samitin e NATO-s. Zaev është shprehur besimplotë se Bullgaria do të mbështesë vendin për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërqeveritare, duke mos u bërë penguese në rrugën drejt integrimit europian.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se mbështetja për stabilizimin rajonal, do të vazhdojë.
“Kemi shtete të reja anëtare nga ai rajon në vitet e fundit, duke provuar kështu që dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë shtete të reja anëtare, por ne gjithashtu kemi partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe ende kemi KFOR në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, tha Stoltenberg.









