Maqedonia e Veriut sot do të hapë ambasadën në Bratisllavë. Me këtë lëvizje, siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të zyrtarizohet përfaqësimi ynë diplomatik në Sllovaki. Në hapje do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe homologu i tij sllovak Ivan Korçok.
Ambasada zyrtarisht do të hapet në ora 14:00.
“Të dy ministrat do të kenë mundësinë, përveç marrëdhënieve dypalëshe, të shkëmbejnë mendime mbi dosjen evropiane të vendit, me fokus mundësitë dhe mbështetjen për zbatimin e vendimit të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, njoftuan nga Ministria e Jashtme.









