“Maqedonia e Veriut” tashmë edhe në një tjetër gazetë prestigjoze botërore

Disa institucione ndërkombëtare ende pa hyrë në fuqi kanë filluar të përdorin emrin e ri Maqedonia e Veriut. Kështu ka vepruar edhe faqja e njohur botërore për rangimin e pasaportave të vendeve e njohur si Passport Index.

Në këtë faqe, tashmë pasaporta e këtij vendi është emërtuar me emrin e ri Maqedonia e Veriut, duke qëndruar në listën përkrahë vendeve të tjera, informon INA.

Kjo është faqja e vetme në internet ku publikohen të dhënat e të gjitha pasaportave, për vendet se ku duhet apo nuk duhet vizë për udhëtim dhe shërbime të tjera.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ashtu siç është shënuar është renditur në vendin e 117, ku me të mund të udhëtohet pa viza në 76 vende, në 81 shtete duhet vizë, ndërsa në 41 shtete viza merret pas mbërritjes në atë shtet. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu