Maqedonia hap kufijt pa kushte, sot rekomandoi KSI

Maqedonia e Veriut pritet që më në fund të hap kufijtë me vendet fqinje pa test PRC. Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.

Ky rekomandim me urgjencë do të dorëzohet në Qeveri e cila më pas fuqizon vendimin për hapjen e kufirit pa testin PCR.

Me këtë pritet të krijohen kushtet e lëvizjes së lirë të qytetarëve, por në kushte pandemie, duke respektuar masat e kujdesit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ditë më parë menjëherë do heq testin PCR për qytetarët e Maqedonisë, sapo të ketë vendim nga Qeveria e Shkupit. Kjo u bë e ditur përmes ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj.

Vendime të tilla priten të miratohen edhe nga Qeveria Serbe dhe qeveritë e vendeve tjera për heqjen e kësaj mase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu