Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thirrur në takim përfaqësuesit e partive politike. Një takim i tillë u mbajt të shtunën kur tek Xhaferi ishin Nikolla Todorov i VMRO-DPMNE, Oliver Spasovski i LSDM, Zekirija Ibrahimi nga BESA, Sadulla Duraku nga BDI dhe Luan Tresi nga PDSH. Asnjëri prej tyre nuk bëri të ditur se për çfarë është biseduar.
Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, deputetët e VMRO DPMNE-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit me pretekstin se Talat Xhaferi nuk është kryetar legjitim dhe se procedura e zgjedhjes së tij është antikushtetuese.