Maqedonia do prodhojë municione për NATO-n?

Maqedonia do të fillojë prodhimin e municioneve dhe armatimeve personale sipas standardeve të NATO-s, për të gjitha vendet që janë pjesë e kësaj aleance.

Broudston Difens amerikan shënoi sot zyrtarisht fillimin e investimit në vlerë prej pesë milionë dollarë në vendin Barbaros, në Makedonski Brod, ku në 10 hektarë është paraparë të ketë pesë salla për prodhimtarinë, një ndërtesë administrative dhe një pjesë për deponim, ku do të jenë rreth 200 të punësuar.

Siç tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, Broudstoun Difens do të transferojë teknologji më bashkëkohore në Makedonski Brod prej ku ushtria amerikane dhe vendet anëtare të NATO-s do të furnizohen me municion dhe armatim personal.

“Ky investim ka rëndësi më të madhe. Krahas hapjes së vendeve të reja të punës, Maqedonia do të bëhet edhe me repartin më bashkëkohor prodhues për municion dhe armatim personal sipas standardeve të NATO-s.

Por, ky njëherësh është edhe hap shumë i rëndësishëm përpara në përforcimin e gatishmërisë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, theksoi Jolevski.

Fabrika për municion është projekti i parë prej disa projekteve që Broudstoun Difens i planifikon në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu