Maqedonia do të ndahet nëse vazhdon të udhëhiqet nga VMRO – DPMNE

Nëse Maqedonia do të qeveriset nga ata që e udhëhoqën deri më tani, atëherë ajo shkon drejt zhdukjes, kështu është shprehur drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht njohës i çështjeve ndërkombëtare në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit, Haki Abazi.

“Mendoj se ka një platformë të përbashkët të faktorëve që duan ta shkatërrojnë Maqedoninë, kryesisht është tendenca e VMRO – DPMNE si një lëvizje bullgare, në kuptimin nacionaliste, pa një ndonjë definim të plotë të formës se si e sheh Maqedoninë si shtet funkcional. Ajo solli ikjen e mbi 625 mijë qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar për Sakte Abazi.

Sipas tij, VMRO – DPMNE ka qenë sabotuese me politika të saj ndaj vetë shtetit duke provokuar situata nga më të ndryshme me qëllim që të shkaktojë konflikt të ri ndëretnik.

“Një konflikt i ri do të bënte që Maqedonia të shkojë drejt shpërbërjes dhe ndarjes”, ka thënë Abazi, i cili ka shprehur mendimin se ky është edhe qëllimii i VMRO – DPMNE’së.

Ai ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë janë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve dhe treguan pjekuri duke ndëshkuar përmes votes përfaqësuesit e tyre politik dhe duke sjellë një konfiguracion të ri të forcave poltike.

Abazi ka thënë se LSDM i ka borxh shumë shqiptarëve dhe do të duhej ta dëshmonte në rast të qeverisjes duke hapur rrugën që shqiptarët në Maqedoni të jenë të barabartë në shtetformim si element kushtetues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu