Maqedonia turpërohet para botës, pret kancelarin austriak Kurz me flamurin e shtetit të gabuar (FOTO)

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë.

Në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, afër Kurzit e ka vendosur flamurin e Lituanisë.

Flamujt e Austrisë dhe Lituanisë janë të ngjashëm, me ngjyrë të kuqe dhe në mes me një shirit të bardhë. Dallimi mes flamurit të Austrisë dhe Lituanisë është se flamuri i Lituanisë e ka shiritin më të hollë, për dallim nga ai i Austrisë që e ka më të gjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu