Mariçiq: Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bojan Mariçiq ka folur edhe një herë për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, duke thënë se shteti nuk dorëzohet për ekstradimin e tij nga Hungaria.

Maqedonia nuk e ka të ndaluar të kërkojë disa herë ekstradimin e Gruevskit. Rasti me pranimin nga Gjykata Kushtetuese të faljes nga Gjorge Ivanov është një situatë e re. Deri tani ne kemi kërkuar dy herë ekstradimin e tij nga Hungaria. Më 20 nëntor , 2018 dhe 13 qershor viti 2019. Nuk heqim dorë nga ekstradimi i tij” thotë Mariçiq. Ministri gjithashtu thotë se në vend do të ndryshojnë gjërat në gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu