Mariçiq: Regjistrimi i popullsisë nuk duhet të politizohet

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në emisionin “360 gradë” deklaroi se është koha e fundit që të mos politizohet çështja e regjistrimit të popullsisë të paraparë për vitin e ardhshëm (2021). Sipas ministrit, përvoja nga dështimi i regjistrimit është mësim i mjaftueshëm se ndaj këtij procesi duhet të shohim si një operacion statistikë thelbësor për nevojat e shtetit, dhe jo si çështje politike.

VMRO-DPMNE-ja si opozitë po tenton që nga fillimi që ta politizoj këtë çështje, a pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e dështimit në vitin 2011. Cili është qëllimi i bojkotit eventual në të cilin bën thirrje opozita? Që të ketë më pak maqedonas në regjistrim”, pyeti Mariçiq. Sipas tij nuk ka argumente të forta që sërish të shtyhet procesi i regjistrimit. Ai madje shtoi se shteti edhe përkundër pandemisë ka dëshmuar se ka kapacitet të organizoj zhvillime me pjesëmarrje aktive të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu