Marina Amerikane ka shkaktuar përsëri një tërmet në brigjet e Floridas si pjesë e një prove tjetër të qëndrueshmërisë së aeroplanmbajtësit 13 miliard dollarë “Gerald R. Ford”, transmeton InfoShqip.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA regjistroi një tërmet me madhësi 3.9.
Një tërmet me të njëjtën madhësi u regjistrua muajin e kaluar gjatë provës së parë, kur u aktivizuan disa mijëra tonë eksploziv.
Kjo është e dyta “provë shoku” nga tre të planifikuara. Marina Amerikane postoi një video të shpërthimit të parë në mediat sociale, por nuk dha më shumë detaje rreth së dytës./InfoShqip.com
Ever wonder what a 40,000 pound explosive looks like from the bridge wing of a @USNavy aircraft carrier?
Watch footage from #USSGeraldRFord‘s first explosive event of Full Ship Shock Trials and find out! 🤯#ThisIsFordClass #WeAreNavalAviation #Warship78 pic.twitter.com/2kbeEkF0g1
— USS Gerald R. Ford (CVN 78) (@Warship_78) June 20, 2021









