Marrëveshja: Çdo vit, Bill Gates shkonte me pushime me ish-të dashurën me lejen e plotë të gruas

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 27 vitesh. Ish-çifti përgjatë këtyre ditëve kanë qenë në fokus të madh të tabloideve ndërkombëtare, duke nxjerrë kështu edhe disa fakte të tjera interesante pas martesës së tyre.

Pasi që u martua me Melindan, Bill Gates kalonte një fundjavë të gjatë çdo vit në një vilë luksoze në Karolinën e Veriut – me ish-të dashurën e tij, Ann Winblad.

Miliarderi themelues i “Microsoft” kishte bërë marrëveshje rreth kësaj në kohën kur ishte martuar me Melinda French në vitin 1994, sipas intervistës së dhënë për Time në 1997.

Gates madje kishte kërkuar miratimin e Winblad para se t’i propozonte gruas të tij.

“Kur isha duke menduar për martesën me Melindan, unë thirra Ann dhe kërkova miratimin e saj”, tha ai.

Biznesmenja amerikane kujton, “Unë thashë se do të ishte një ndeshje e mirë pasi ajo kishte qëndrueshmëri intelektuale”.

Bill – i cili njoftoi ndarjen nga Melinda të hënën – zbuloi se ai dhe Winblad filluan të bënin një udhëtim vjetor në Outer Banks në vitin 1984.

Në kohën e intervistës, 65 vjeçari kishte një fotografi të tij dhe të Winblad në zyrën e tij.

Të njëjtit u takuan për herë të parë në 1984 në një konferencë kompjuterike Ben Rosen-Esther Dyson.

Meqë ishin në qytete të ndryshme, ata filluan të shkonin në ‘takime virtuale’ duke shkuar për të parë të njëjtin film në të njëjtën kohë dhe duke folur për të në celular.

Bill nuk kishte diçka të madhe kur fillova të dilja me të”, kujton Winblad në San Francisco në 2005.

“Dhe kishte nje periudhë kur vlera ime neto ishte më e lartë se e tij, dhe unë duhej të paguaja për gjithçka. Ishte një periudhë shumë e shkurtër kohe, por e paharrueshme”, tha ajo.

Ndërkohë, Gates binte dakord me gjërat që dëshironte Ann, e cila për një kohë ia ndaloi edhe mishin.

Kur çifti i atëhershëm udhëtoi për në Brazil, Bill solli me vete një libër mbi 1000 faqe mbi biologjinë molekulare – dhe dyshja e studiuan atë së bashku, tha Time.

Winblad deklaroi për Time se ata shijonin mbledhjet në plazh dhe diskutonin për shumë gjëra të mëdha.

Bill dhe Melinda kanë së bashku tre fëmijë: Rory John Gates, Jennifer Katharine Gates dhe Phoebe Adele Gates.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu