Marrëveshja e Parisit: SHBA-të paralajmërojnë Bashkimin Evropian se do tërhiqen

SHBA ka filluar procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit, ndërsa vendet tjera shprehën keqardhje, dhe zhgënjim për këtë veprim, transmeton Gazeta Metro.

Administrata Trump, njoftoi zyrtarisht të hënën Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të dalë nga marrëveshja.

Njoftimi, fillon një proces 1 vjeçar të daljes nga marrëveshja globale e ndryshimit të klimës, duke arritur kulmin një ditë pas zgjedhjeve të SHBA në vitin 2020. Kjo marrëveshja ka mbledhur 188 kombe, për të luftuar ndryshimet klimatike.

Vendimi për tu tërhequr, i marrë nga presidenti Donald Trump, nxiti përpjekjet e Bashkimit Evropian për të mbajtur marrëveshjen në rrugën e duhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu